Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Burime nga policia e Korçës bënë me dije se bëhet fjalë për Sonel Bylykbashin, banues në fshatin Zvezdë. Të njëjtat burime theksuan se ka qenë bashkëshortja e tij, shtetasja me inicialet M.B, 26 vjeçe, e cila ka deklaruar se me datë 2 dhjetor i riu kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.












