Të tjera të dhëna vijnë nga ngjarja e ndodhur në një qytet të vogël finlandez në kufi me Rusinë ku një djalë 23 vjecar ekzekutoi kryetaren e bashkisë Imatra dhe dy gazetare .
Gratë e moshave nga 30-50 vjecare po darkonin në një restorant kur i riu qëlloi mbi to duke shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme. Si rrjedhojë i riu është arrestuar .
Viktimat u qëlluan disa herë në kokë dhe gjoks nga i riu që hapi zjarr në një zonë këmbësorësh , afër një zone klubesh nate pak para mesnatës të së shtunës raporton The Guardian. Sipas policisë lokale gjuajtja e të riut duket të jetë pa motivacion politik dhe se ai nuk i njihte viktimat.
Në momentin e arrestimit ai iu bind policisë dhe nuk bëri asnjë rezistencë. I riu mësohet se kishte precedent kriminal të mëparshëm në incidente dhune dhe vjedhje.
Ai kishte ardhur me makinë përpara restorantit dhe sapo gratë kishin dalë ai kishte qëlluar me pushkë. Vendasit thonë se për një qytet kaq të vogël, kjo ngjarje është shumë e rëndë për ta.












