Një tjetër zjarr ka perfshire një ndërtesë ditën e sotme.
Mësohet se flakët kanë përfshirë kanë e katërt të një pallati në lagjen nr.4 në Sarandë.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mund shuarjen e zjarrit. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz por vetëm dëme materiale. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga soba e gatimit.
Kujtojmë që dje një studente u asfiksua nga zjarri ne banesën ku ajo jetonte. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi përballë Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër.











