Java e kaluar për deputetin e ri Ralf Gjoni ishte e tensionuar, kjo pasi një person i hodhi bojë në fytyre ditën që ai do të betohej.
Kujtojmë që sapo po dilte nga shtëpia për të shkuar në parlament ku do të merrte mandatin e deputetit, Ralf Gjoni u sulmua me bojë.(kliko këtu) Teksa javën e parë e “pësoi”, sot Gjoni i kishte marrë masat.
Sapo zbriti nga makina u vu re se ai po shoqërohej nga dy bodyguardë.
Deputeti vjen nga radhët e LSI-së, por ndryshe nga opozita që hoqi dorë nga mandatet ai u bë pjesë e parlamentit duke shpjeguar më herët se nuk ishte aty per te marrë një rrogë të qelbur, por për të dhene kontributin e tij.













