Pak çastesh para se të fillojë protesta e opozitës, kanë filluar dhe përplasjet e para mes policisë dhe protestuesve.
Policia nuk ka lejuar që në fillim që banorët e Unazës së Re të kalojnë për në godinën e Parlamentit çka ka sjellë dhe irritimin e tyre.
Kështu policia ka ndërhyrë dhe me forcë për ti larguar nga ambjentet e rrethimit, duke dhunuar dhe disa nga gratë protestuese.
Aty ndodhet dhe ish-deputetja Albana Vokshi e cila ka kërkuar të respektohet e drejta legjitime e tyre për të protestuar paqësisht dhe jo për të ndërhyrë me forcë.
Nga ana tjetër mesohet se dhe gazetarët janë larguar me force nga zona e rrethuar.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2261412557433060/?notif_id=1553762672632867¬if_t=live_video











