Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme një shtetas në kërkim si dhe një tjetër person të cilit iu gjet lëndë narkotike.
Xhuljano Meta, 21 vjeç, banues në Durrës, ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e rrethit Gjyqësorë Durrës, sepse e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, parashikuar nga Neni 297 i Kodit Penal.
Gjithashtu ky person është i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë”, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Vilson Senija, 24 vjeç, banues në Tiranë, arrestimi i tij është kryer pasi ka qenë së bashku me Xhuljano Meton, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “heroinë”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Vilson Senija.
Shtetasi Xhuljano Meta, iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.












