Një sasi e madhe droge është kapur këtë mbrëmje në portin e Durrësit.
Nga detajet e para mësohet se droga e llojit kokainë dhe heroinë ishte e fshehur në një kamion që pritej të imbarkohej drejt një tragedi që do të nisej për në Itali.
Policia deri më tani ka vënë në pranga 3 persona. Identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur pasi operacioni policor nuk është përmbyllur ende.











