Menjëherë pas mbylljes së të gjitha qendrave të votimit, kanë dalë edhe exit-poll e para në Itali.
Sipas La Repubblica pro Mateo Renzit kanë votuar 41 – 45%, ndërsa kundër 55 – 59%.
Nëse këto rezultate konfirmohen, e gjithë eurozon mund të zgjohet në kaos nesër.
Pas votës së Britanikëve për Brexit-in dhe fitores se Trumpit në SHBA, referendumi i 4 dhjetorit në Itali po prezantohet si ngjarje vendimtare. Nëse italianët do të votojnë me Po, atëherë vendi mund të reformohet me themel, beson kryeministri Matteo Renzi, nëse votojnë me Jo, ky mund të jetë fillimi i fundit të eurozonës.
Shumica e anketimeve flasin për një Jo, pra për refuzimin e reformës kushtetuese, e cila do ta pakësonte pushtetin dhe madhësinë e Senatit, dhomës së dytë të parlamentit. Bashkë me ndryshimin e ligjit zgjedhor të miratuar këtë verë, kjo do të lehtësojë punën e qeverisë, sepse partia që do të fitojë në të ardhmen 40% të votave, do të ketë në parlament shumicën absolute. Në këtë mënyrë ajo mund të realizojë reformat urgjentisht të domosdoshme.












