Një zjarr ka rënë gjatë paradites së sotme në katin e 3-të të një pallati në Shkodër.
Si pasojë e tymit të zjarrit është asfiksuar një 18-vjeçare e cila është shoqëruar me urgjencë në spital.
18-vjeçarja sipas informacioneve paraprake është një studente, ndërsa ngjarja ka ndodhur përballë Fakultetit të Drejtësisë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.












