Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Peqin- Elbasan.
Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin M.B. ka aksidentuar dy shtetas këmbësorë, burrë e grua me njëri-tjetrin.
Paraprakisht thuhet se burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.












