Një aksidenti i rëndë i ka marrë jetën një mjeku shqiptar në Itali.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, aksidenti i rëndë ndodhi në qytetin Villanova në Itali.
Mësohet se viktima ishte 66-vjeç dhe po udhëtonte me dy miqtë e tij në një automjet Mercedez Benz.
Ai ishte ulur në sediljen e mbrapme kur Benzi u përplas me ndarësen e autostradës dhe u rrokullis disa herë. Mjeku humbi jetën menjëherë nga dëmtimet e rënda që kishte pësuar. Ndërkohë që dy miqtë e tij ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur ndërkaq po punoht për të zbardhur shkaqet përfundimtare dhe të plota të ngjarjes së rëndë.











