Motra e burrit që vari dy fëmijët dhe pastaj edhe veten ka rrëfyer tmerrin.
Lindita Golka, motra e Naum Toshit ka treguar se ka qenë babai i saj, gjyshi i fëmijëve, ai që ka gjetur tre viktimat në katin e dytë të banesës.
“Vëllai jetonte vetëm me dy fëmijët, gruaja ishte larguar para dy muajsh. Babai në mëngjes gjeti një letër te dera që shkruhej ‘ngjituni lart’”, ka thënë Lindita Golka.
Më pas babai është ngjitur në katin e dytë të banesës dhe ka parë tmerr me sy, teksa ka parë tre trupat e pajetë.
Mësohet se bashkëshortët kishin disa vite që jetonin në emigrim, në Greqi dhe kishin vetëm pak kohë që ishin kthyer.












