Mediat amerikane, i bëjnë jehonë një grupi të rinjsh shqiptarë në Bronx, të cilët po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë kulturën e tyre të gjallë duke kërcyer.
Ata kanë krijuar një ansambël në Morris Park, thotë në një kronikë të tij, TV “News 12” në Bronx.
“Ne e ndjemë që po na mungonte shumë kultura autentike shqiptare dhe na duhej një grup”, tha 24-vjeçari Geni Gjoka
“Menduam se energjia jonë sit ë rinj ishte mënyra më e mirë që ta ruajmë gjallë kulturën tonë shqiptare”.
Anëtarët e këtij ansambli praktikojnë kërcimin folklorik të vjetër shqiptar dy herë në javë dhe performojnë në disa prej festave më të mëdha të shqiptarëve.
Bronx-i është vendi ku komuniteti shqiptar është një nga më të mëdhenjtë në New York.











