Shqipëria po luan ndeshjen e dytë në Grupin H eliminator të Euro 2020 në transfertë me Andorrën, pas humbjes me Turqinë.
Skuadra e rreshtuar në fushë nga Ervin Bulku luan mjaft mirë dhe në minutën e 21-të Armando Sadiku përfiton nga gabimi i portierit vendës dhe me portën bosh shënon golin e parë.











