Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë në Stacionin e Policisë Kufitare Muriqan, Besnik Gurishta, 46 vjeç, në Shkodër.
Arrestimi i efektivit të policisë është kryer mbrëmjen e datës 4 dhjetor ne ora 21:30, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.
Në datën 4 dhjetor, rreth orës 18:45 në drejtim të autoveturës tip Mercedes Benz me targë AA979GN, në degëzimin e rrugës së fshatit Velinaj në segmentin rrugor Shkodër – Murriqan, është përplasur me një mjet tjetër, me pasojë dëme materiale.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se Gurishta kishte përdorur pije alkolike .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.












