Eshtë paradoksale e gjithë situata në Kongresin e PS, ku dhe pse është propoganduar prej ditësh për mbledhjen, në fakt tregohet se çdo gjë është e inskenuar.
Kjo sepse ata që janë mbledhur në shesh, nuk e dinë as vetë pse ndodhen aty.
Ndërkohë që në sheshin Nënë Tereza Erion Veliaj po shpall rikandidimin e tij për Kryetar bashkie për qytetin e Tiranës, qytetarët që janë thirrur me detyrim për ta mbështetur nuk e dinë as vetë pse ndodhen aty.
“Jemi për hapjen eeee….për hapjen e mitingut të partisë socialiste, për Erion Veliajn.”
Ndërkohë një qytetar tjetër thotë që ka vajtur “kot” në aktivitetin “Bashkia që duam”.
Në fakt kjo vërteton dhe denoncimet e mëparshme që ne i kemi bërë raportuar më herët, ku punonjësit e administratës dhe famijarët e tyre janë detyruar të marrin pjesë në këtë miting. (lexo ketu).












