Një reagim ka patur dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në lidhje me punimet e kongresit të Partisë Socialiste.
Duke iu referuar propagandës, Paloka thotë se drejtuesit e PS mendojnë se populli do i besojë se ata janë pjesë e tyre dhe se shqetësohen për problemet.
“Nuk heqin dore… Kujtojnë se duke veshur Braçen si Lej Feni (hero imagjinar kinez) e duke nxjerrë një tufë fakirësh në skenë, populli i besoi se janë njësoj me të dhe shqetësohen për problemet e tij. Kush e di çfarë skenari kanë pregatitur për Dylqinjen e Surrelit”, shkruan Paloka.
Kongresi i PS është aktualisht duke u mbajtur ndërsa mund të themi se kemi dëgjuar fjalimet e ministrave deri tani, ndërsa më pas do të bëhet edhe prezantimi i Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të Tiranës.











