Ka filluar dje procedimi penal në gjendje të lirë me denoncim të ish-bashkëshortit të shtetases A.H 32 vjeçe, banuese në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasi R.H, 40 vjeç dyshohet se gruaja i ka marrë djalin në Greqi për një periudhë tre mujore dhe nuk e ka kthyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime në kundërshti me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga neni 321 i Kodit Penal.












