Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike në një deklaratë për shtyp ka thënë se nëse Edi Rama do vërtetë të luftojë korrupsion, le të bëjë publike kontratën e tij me Vilma Nushin për check-up. Po ashtu Zhupa renditi edhe kontratat e tjera jo transparente që sipas PD duhet të bëhen publike.
Ajo rendit disa prej kontratave dhe vendimeve të qeverisë Rama ku sipas saj mungon transparenca:
Kontratën e stadiumit Qemal Stafa
Kontratën për hemodializën
Kontratën për laboratorët, për sterilizimin
Kontratën për sheshin Skënderbej
Marrëveshjen me kompaninë italiane për mbetjet e Tiranës
Të tregojë pse i marrin gjithë tenderat miqtë e tij, pa garë, me fondin limit
Të bëjë publike kontratat me firmat për sheshet e qyteteve
Të tregojë kush i pagoi 80 mijë dollarë që ai të bëjë nje foto me Obamën













