Ambasadori i Britanisë në vendin tonë Norman ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë Blu, ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Në fokus të takimit të tyre do të jetë situata politike në vendin tone. Kjo do të thotë që kreu i PD është kthyer nga Brukseli nga ku dha mesazhe me rëndësi për demokracinë.
Kujtojmë se Basha për herë të parë nuk ishte i pranishëm në protestë, por la të kuptohej që e kishte ndjekur protestën. Ditën e djeshme ai ka marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane, ku u shpreh se Partia Demokratike ka mbështetjen e tyre në nismën që ka marrë.
Opozita me mandate të djegura tashmë nuk afron asnjë kompromis përveç largimit të kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjeve të parakohshme në vend.











