Kryeministri Rama duhet ta qepë me propagandën e reformimit të sistemit të ri që pretendon se ka ngritur. Ai duhet ta qepë kur “kazanët mediatikë” që ai i quan shtëpi mashtrimi, kanë shtuar në fjalorin e tyre raportues – depresion.
Mashtrim është vrasja makabre e dy engjëjve ne Korçë dhe vetëvrasja e babait mostër?
Mashtrim është vrasja pa mëshire e Liliana Rukos?
Mashtrim janë raportimet e rrezikut për mosrespektimin e urdhër-mbrojtjes në familjet e dhunuara? Mashtrim janë raportimet e psikologëve në media ku thonë se vështirësitë ekonomike dhe emigracioni janë shkaktarët kryesorë?
Mashtrime janë të gjitha këto?
Edi Rama duhet ta qepë me propagandën e tij, kur gra të moshuara i japin fund jetës në qendër të Tiranës, si 50-vjeçarja në rrugën e “Qelqit”, e cila u var me shallin e saj në një bodrum ku jetonte.
Edi Rama duhet ta qepë me propagandën shfrenuese sepse diku në këtë vend, të tjerë njerëz janë në dëshpërim dhe ai nuk ka vullnetin për ta frenuar.
Edi Rama vërtetë mund të ketë ngritur një sistem imagjinar reformash, por e vërteta është se sistemi i vetëm që po krijon është ai i depresionit ekonomik dhe psikologjik të qytetarëve shqiptarë!
* Koordinatore për media, Partia Demokratike e Shqipërisë












