Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar një kabllogram të ish-ambasadorit amerikan Withers. Në këtë kabllogram, thueht se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i ka rrëfyer amabsadorit se është i frikësuar për jetën e tij dhe se Shkëlzen Bersiha i ka kërkuar të çojë municione në Gërdec.
Berisha u shpreh se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, sepse shefi i shtabit, Luan Hoxha, ka bërë një deklaratë publike që e përgënjeshtron. Më pas, Shkëlzen Berisha tha se ambasadori Withers gënjen në kabllogramin e tij.











