Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Vlorës, aty ku është hasur një prej gjitarëve më të rrezikuar në botë, Foka e Mesdheut.
Në dalje të qytetit të Vlorës është hasur Foka e Mesdheut (Monachus monachus), një nga gjitarët e detit më të rrezikuar në botë dhe mban statusin “I rrezikuar” sipas listës së kuqe të IUCN-së.
Video është shpërndarë nga Sport Fishing Albania dhe sipas tyre ky është individi i tretë i hasur në pak kohë, të dhena tepër të vlefshme për prezencën e këtij lloji në vendin tonë.
Prej mëse 1 viti, PPNEA është angazhuar në identifikimin e habitateve potenciale dhe monitorimin të këtij individi në vend, duke u fokusuar kryesisht në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.












