Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe të cilat i kanë dedikuar dhe një shkrim moderatores.
Sipas postimit që bën vetë Luana, mediat serbe kanë shkruar për dashurinë që ka moderatorja për “Shqipërinë e Madhe”.
“Gazetat serbe paskan shkruar se sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe, KOSOVËN”,- shkruan Luana.
Më pas ajo shton dhe një përgjigje për këtë artikull:
“Dhe unë po ju them shumë mirë që e dini.”












