Një tjetër kandidate nga listat e LSI ka dorëzuar formularin dekriminalizimit në KQZ pasi kërkon mandatin e deputetit.
Mësohet se kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, në listën e LSI për qarkun e Vlorës. Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga opozita.
7 kandidatë zëvendësues nga radhët e LSI janë betuar në Kuvend, ndërsa disa ditë më parë edhe Ralf Gjoni bashkë me Nismet Musai nga lista e LSI pranuan gjithashtu mandatin e deputetit.
Emra e tyre vijnë pas ikjes së ish-deputetëve të LSI, të cilët unanimisht me Partinë Demokratike vendosën të djegin mandatet per tu bashkuar me qytetarët për të zhvilluar protesta deri në largimin e Ramës.












