Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ndodhet në Kurdistan ku do të mbajë dhe koncertin e saj të parë për një publik të huaj.
Këngëtarja ka bërë publike disa nga momentet e para gjatë pritjes që po i bëjnë. Në InstaStory këngëtarja nuk e fsheh aspak kënaqësinë, ndërsa fansat atje i kanë dhuruar buqeta me lule dhe dhurata.
Kujtojmë se Enca është ndër VIP-at shqiptarë që ka ndjekshmëri më të madhe në rrjetet sociale, me 2 milionë, ku një pjesë e tyre janë dhe ndjekës të huaj.












