Paris Jackson, e bija e Michael Jackons ka reaguar pas lajmeve ku pretendohej se kishte tentuar vetëvrasjen.
Paris i ka mohuar raportimet duke qetësuar fansat. Paris u ka thënë fansave të saj se ajo është mirë.
“Rrena, rrena”, shkroi ajo në Twitter.
Lajmet erdhën vetëm disa ditë pas premierës së dokumentarit “Leaving Neverland”, sipas të cilit ylli i ndjerë kishte abuzuar seksualisht me të mitur. TMZ shkruante se e bija e Michael Jackson ishte shtruar mëngjesin e hershëm të së shtunës.
TMZ nw artikull shkruante se Paris është në gjendje stabile dhe është dërguar në qendrën psikiatrike.











