Pas Edi Ramës ka qenë radha e Erion Veliajt që të lyhet me bojë.
Kanë qenë të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së ata që ia kanë bërë surprizën kryebashkiakut që ndërroi edhe ditën e festimeve të Ditës së Verës.
Veliaj ka qenë duke u futur në Bashki kur të rinjtë e kanë bojatisur.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.











