Është sjellë në Shqipëri Marsela Toshi, 24-vjeçarja nga Fieri e martuar me Naum Toshin, nëna e dy fëmijëve që u vranë mëngjesin e djeshëm nga babai i tyre.
E reja është sjellë nga Greqia, ku kishte ikur pas sherrit që kishte pasur, para krimit të çmendur me 3 viktima, dy fëmijë dhe babin e tyre, Naum Toshi.
Gruaja ka hyrë sot në Shqipëri me anë të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Ajo do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nuk përjashtohet edhe mundësia që ajo mund të vihet në pranga për shtyrje në vrasje e vetëvrasje.












