Ministri Lleshaj ka reaguar pas zhvillimit të protestës ditën e sotme, një prej protestave më të mëdha të opozitës kundër qeverisë Rama.
Lleshaj ka përgëzuar punën profesionale sipas tij të policisë, duke justifikuar kështu dhe përdorimin e gazit lotsjellës.
“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj në Tëitter.
Kujtojmë këtu se disa të lënduar nga gazi lotsjellës janë në spital(kliko këtu) ndërsa policia ka filluar dhe me shoqërimet.












