Eshtë kërcënuar për shkak të detyrës autorja e emisionit investigativ ‘BOOM’ në Rtv Ora, Fiori Dardha.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme ajo është telefonuar nga një person që është prezantuar si ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari.
Ai i është drejtuar gazetares dhe moderatores me tone fyese dhe kërcënuese.
Kërcënimi lidhet me faktin se Emisioni ‘BOOM’ për 2 ditë me radhë ka trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012 në fshatin Goraj, që sipas dëshmive të banorëve ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat të tërë.
Ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira.












