Ish-deputeti i PS, Alfred Peza në një debat me sekretarin e përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhin në studion e “Opinion” është gjendur përballë akuzes për fshehje të pasurisë.
Për të shpëtuar nga kjo situatë ai ka marrë shembull drejtuesin e emisionit Blendi Fevziun duke thënë se ky i fundit ka 10 milionë euro pasuri dhe analistin Armand Shkullakun i cili ka një vile prej 1 milionë euro, por nuk akuzohen nga asnjë.
Si Fevziu edhe Shkullaku e kanë pritur me humor këtë deklaratë duke i thënë Pezës “Të degjoftë Zoti sepse ne nuk i kemi këto pasuri”.












