Kryeministri Edi Rama dhe në ditët zyrtare të Festave nuk i kursen ironitë dhe talljet, si një metodë e njohur e tij për të larguar vemendjen nga çështjet e nxehta.
Ndryshe nga Lali Eri, Kryeministri e feston sot Ditën e Verës dhe festimet i ka nisur në qytetin e Elbasanit krahë Qazim Sejdinit.
Kreu i qeverisë nuk i ndahet opozitës,ndërsa ka thumbuar dhe Erion Veliajn.
“Lala feston ne datën 14, Luli ne 16, kurse Lali në 17”- ka ironizuar Rama, duke përcjellë më pas edhe urimet.
“Dita e Veres është një ditë e veçantë. Ju uroj te gjitheve gezuar Ditën e Verës”- ka thënë Rama.
Kujtojmë që më 16 Mars do të mbahet protesta e madhe e opozitës, ndërsa Veliaj e shtyu ditën e verës për të dielën, për shkak të motit të keq që nuk favorizonte lojërat dhe aktivitetet e Bashkisë.











