Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një grua ndërsa ka lënë të plagosur rëndë një tjetër.
Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se një grua ka vdekur ndërsa vajza e saj, e cila është shtatzanë është në gjendje të rëndë
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish 5 -heronjve në rrugën Shkoder Koplik, ku të dyja janë përplasur nga një makinë.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nënë e bijë janë dërguar me shpejtësi në spital por nena nuk ka arritur të mbijetojë.











