Një automjet është djegur mbrëmjen e djeshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Policia, në njoftimin e saj, bën me dije shumë pak detaje.
Mësohet se automjeti është djegur në pjesën e brëndshme të tij por nuk ka njerëz të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.03.2019, rreth orës 20:00, në lagjen Nr 4 Durrës, automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B., 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.











