Pas krimit makabër që tronditi qytetin e Ballshit, vazhdojnë seancat gjyqësore për Gazmend Mukën.
Kujtojmë se Musta vrau me thikë bashkëshorten Gentjana Çaushaj dhe motrën e saj, kunatën e tij, Merisa Çaushaj, pas një debati për motive të dobëta e banale, në familje.
Mësohet se ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës me dyer të mbyllura ku kanë marrë pjesë gjyshërit e dy fëmijeve minorenë. Ne seancë është dëgjuar fjala e vajzës së mitur në prani të psikologes dhe kujdestares së fshatit Sos ku qëndrojnë prej ngjarjes së 2 janarit të këtij viti.
Ne seancën e sotme vajza nuk ka pranuar të shkojë te gjyshërit nga babai , duke u shprehur se e mbante mend që babai i vrau mamanë dhe tezen. Vajza ka kërkuar që së bashku më vellanë e saj të jetojnë me dajen familja e të cilit jeton ne fshatin Drizar.
Babai i fëmijeve Gazmend Musta ndodhet në burg, ndërsa akuzohet për vrasje brenda familjes dhe rrezikon burgim të përjetshëm.











