Sot në mbrëmjë në orën 20:45 luhet supersfida e dytë mes skuadrave pretendente për titull, mes Juventus dhe Atletiko Madrid.
Madrid vjen me një fitore të pastër 2 me 0 në ndeshjen e parë në stadiumin e tyre, ndërkaq Juventusi me yllin e tyre Ronaldo kërkojnë përmbysjen e rezultatit.
Juventus ka zhgënjyer me performancën e tij sezonin e fundit, ndërsa tifozët ende nuk i kanë humbur shpresat.
Formacionet e dy skuadrave:
Juventus: Shezni, Kanselo, Bonuçi, Kielini, Spinacola, Pjaniç, Matuidi, Emre Can, Bernardeski, Ronaldo, Mandzukiç.
Trajner: Alegri
Atletiko Madrid: Oblak, Arias, Gimenez, Godin, Huanfran, Rodrigo, Saul, Koke, Lemar, Grizman, Morata.












