Një zjarr masiv ka përfshirë disa pyje mbrëmjen e sotme.
Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Drac të ish-komunës Ishëm, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi pasi po favorizohen nga era.
Zjarri ka rënë rreth dy kilometra larg nga rruga kryesore që të çon në Gjirin e Lalzit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet shërbimi zjarrfikës që po përpiqet të vendosë nën kontroll flakët.
Mësohet se fikja e zjarrit është e vështirë pasi mjetet nuk futen dot në thellësi të pyllit.











