Një 66-vjeçare shqiptare është aksidentuar sot në qytetin e Torinos në Itali.
Sipas mediave italiane, 66-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i duitur, po kalonte rrugën me nxitim me qëllim të kapte autobusin por është përplasur nga një makinë.
“Gruaja po kalonte rrugën që të arrinte autobusin e ndaluar, nga ana tjetër e rrugës”, shkruan portali italian “cronacaqui.it”.











