Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ka bërë një pyetje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ka publikuar një foto nga vizita e djeshme në Roskovec.
Rama shfaqet me krahë hapur, ndërsa mban veshur një xhaketë të hollë. Sipas Palokës, poshtë kësaj xhakete Rama mban një antiplumb.
“Pse me antiplumb o “Skenderbe” ?!!!”, shkruan Paloka, duke theksuar me rreth të kuq zonën ku mendon se ai mban veshur antiplumbin.












