Pesë automjete janë përfshirë në dy aksidente të ndryshme të ndodhura pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.
Aksidenti i parë është regjistruar rreth orës 17:00 në autostradë, ku një autoveturë e tipit BMW është përplasur me me një automjet tjetër para saj.
Vetëm pak çaste më vonë dhe pak metra më larg, tre autovetura godasin njëra-tjetrën.
Mësohet se shkak i dy aksidenteve ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.











