Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka qenë sot në Këlcyrë, ku i është bashkuar qytetarëve për të kundërshtuar prishjen abuzive të disa shtëpive.
Ai shprehet se kjo është një sjellje arrogante dhe abuzive e kësaj qeverie.
Sipas Shehut, e vetmja formë për ta frenuar prishjen abusive të shtëpive në Këlcyrë janë protesta, në të njëjtën mënyrë siç vepruan qytetarët tek zona e ‘Astirit’
POSTIMI I TRITAN SHEHUT:
‘Ndal projekteve korruptive, arrogances se rregjimit, shkaterrimit te pronese privte e hedhjes ne rruge te banoreve!
Kjo u protestua sot se bashku ne Kelcyre kunder kesaj qeverisje dhe atij kryetari bashkie aty, qe pa asnje transparence dhe argumentimi duan te shkaterrojne dhjetra godina e shtepi.
Nje “projekt rekteativ” ky, sic e quajne, kunder te cilit eshte shprehur edhe Keshilli Bashkiak ne terresi.
Vetem protesta e vazhduar mund ta ndaloje kete “Astir” te dyte’.












