Një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda në ambjentet e spitalit të Lezhës, stafi mjekësor i këtij spitali ka ndërprerë punën dhe ka dalë në protestë në shenjë solidariteti me kolegun e tyre si dhe për të dënuar dhunën ndaj bluzave të bardha.
Mjekët thonë se ndihen të pasigurtë në vendin e punës dhe kërkojnë mbrojtje, pasi janë raste të përsëritura.
Kujtojmë se mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës,u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia, bëjnë me dije mjeku është goditur me sende të forta në fytyrë. Policia ka bërë të ditur në informacionin e saj paraprak se mjeku Zef Doga u godit nga një 24 vjeçar me inicialet E.LL i cili u vetëdorëzua.











