Në përpjekje për të argumentuar dhe mbështetur kryeministrin Rama, Elisa Spiropali sërish është ngatërruar me ato që thotë.
E ftuar në Abc News, zëdhënesja e qeverisë, e ka quajtur Don Kishotin, personazhin e Servantesit, personazh të rëndësishëm të letërsisë shqiptare.
“Call Centerat dhe njerëz në rrjetet sociale që sulmuan Ramën në “Porta a Porta” janë si Don Kishoti. Megjithëse Don Kishoti është një personazh i shumë kompleks dhe romantik i letërsisë shqiptare”, deklaroi ndër të tjera Spiropali.
(Pas minutës 31:29)












