Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në kryeqytetin grek, në Athinë.
21-vjeçari shqiptar i identifikuar si A.Dhimitrio ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se i riu po udhëtonte me motor kur është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë e fuqishme, saqë shqiptari ka ndërruar jetë në vend.












