Protesta e opozitës ka përfunduar.
Për të shmangur përplasjet me policinë përpara Kuvendit, qytetarët dhe krerët e PD-së dhe LSI-së i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas burimeve nga PD, do të dorëzohen në KQZ listat me emrat e kandidatëve në listat e deputetëve që nuk do të pranojnë mandatet.
Kujtojmë se dhe gjatë protestës, kanë qënë të shumtë ata opozitarë të cilet folën nga foltorja e improvizuar duke dhënë arsyet se pse nuk e pranuan mandatin e deputetit.











