Policia ka konfirmuar se motivi i vrasjes së 85-vjeçares në Korçë është pikërisht gjendja e alkoolizuar e të birit.
Nazim Demollari është gjetur nga policia pranë trupit të nënës në dhomën e gjumit, pak minuta pasi e kishte mbytur me duar.
Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë sjellja e 50-vjeçarit, i cili ishte një konsumues i rregullt i alkoolit. Pas një konflikti, ai i ka futur duart në fyt nënës së tij duke i marrë jetën.
Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nazim Demollari ka qenë nën efektin e pijeve alkolike.
Fqinjët tregojnë se e moshuara dhunohej prej kohësh nga i biri. Ata thonë se Nazim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënën e tij. 85-vjeçarja ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.











