Ditën e nesërme, opozita do të mbajë protestën e radhës para godinës së parlamentit. Por ndonëse opozita ka njoftuar për protestën, nga ana tjetër Kuvendi nuk ka publikuar asnjë orë për seancën.
Ndonëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka bërë publike rendin e ditës në faqen zyrtare të parlamentit, orari i mbledhjes ende nuk është specifikuar.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Grupit të PS, deputetët e mazhorancës janë njoftuar që në seancë të paraqiten në orën 10.00 paradite.
Nga ana tjetër, mësohet se Ministrisë së Brendshme i është kërkuar që të garantojnë sigurinë fizike të deputetëve, pasi opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e radhës paralel me seancën plenare.











