Një aksident i rëndë ka ndodhur në pranë Gjirit të Lalzit.
Një makinë fuoristradë ka përplasur një grua me dy fëmijë.
Mësohet identiteti I viktimës në aksidentin e para pak minutave në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasen Mirela Daci.
Sipas burimeve nga Spitali i Durrësit, gruaja që humbi jetën kishte mbërritur pa shenja jete në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Rrotull, ku gjatë parakalimit në një kthesë janë përplasur dy automjtet. Një nga makinat e përfshira në aksident ishte një Fuoristradë ku udhëtonte një shtetas francez dhe e fejuara e tij, ndërsa në makinën tjetër dy motra dhe fëmijët e tyre, 5 persona.
Si pasojë e përplasjes, njëra Mirela Daci ka mbërritur pa jetë në urgjencën e Durrësit, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën.











