Mbrëmja e sotme do të jetë me të vërtetë spektakolare, me Realin e Madridit dhe Barcelonën që do të luajnë aktin e dytë gjysëmfinal të Kupës së Mbretit.
Me takimin që është programuar për tu luajtur në orën 21:00, dy teknikët respektiv, Santiago Solari dhe Ernesto Valverde kanë zbuluar formacionet që do të zbresin në fushën e lojës.
Takimi i parë u mbyll në barazim 1-1, duke e bërë akoma më të bukur sfidën e “Santiago Bernabeu”.













